Sekretari i Shtetit për Menaxhimin dhe Burimet, Richard Verma, ka nisur një vizitë pune në Tiranë.
Në rrjetin social X, ai publikoi disa foto nga takimet e zhvilluara.
Verma në postimin e tij thekson se ShBA-ja synon thellimin e bashkëpunimit për forcimin e demokracisë, sigurisë dhe mbështetjen e atyre në nevojë.
“Mbërrita në Shqipërinë e bukur! I ngazëllyer për të filluar vizitën time dhe për të punuar me partnerët tanë për forcimin e demokracisë, sigurisë dhe mbështetjen e atyre në nevojë”, thuhet në postimin e tij në X.