Zyrtari Dobra reagon për zhvillimet në MBPZHR

Zyrtari i Ministrisë së Bujqësisë, Bedri Dobra, përmes një reagimi për media thotë se ndaj tij ka ndodhur një padrejtësi e madhe.

“Nuk e di nëse ka qenë e qëllimshme apo jo, por ajo që di me siguri është se storja që është transmetuar në televizion është e pavërtetë. Falënderoj institucionet, të cilat gjatë marrjes së intervistës kanë qenë shumë korrekte me mua dhe kanë vepruar në përputhje me ligjin. Megjithatë, ky sulm ndaj meje dhe familjes sime nuk mund të kalojë pa përgjigje. Do të ndjekim rrugët ligjore për të adresuar këtë situatë, si për shqetësimin në familje, ashtu edhe për dëmtimin e imazhit tim personal, për të cilin kam punuar me vite të tëra. Pres nga të gjitha mediat dhe portalet që të kërkojnë falje dhe të paraqesin të vërtetën ashtu siç është. Falënderoj të gjithë miqtë dhe shokët për mbështetjen dhe shqetësimin e tyre”, ka shkruar ai në “Facebook”.

Dobra po ashtu ka shkruar se për atë se Ministria e ka demantuar lajmin që ai thotë se është i pavërtetë me fakte dhe se mbetet gjithmonë i gatshëm për bashkëpunim.

Të ngjajshme

Ska lajme
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika