Rastet e falsifikimit të parave po vazhdojnë të jenë aktualitet, ndërsa të tilla raste po raportohen tek policia.
Zyrtari i BQK-së ka raportuar se një zyrtar i një banke ka deponuar 2239 euro të falsifikuara, monedha metalike.
Me rastin është marrë policia e cila është vu në veprim duke sekuestruar monedhat.
“Rr. Luan Haradinaj, Prishtinë 15.03.2024 – NN. Ankuesi mashkull kosovar, zyrtar i BQK-së, ka raportuar se një zyrtar i një banke ka deponuar në BQK 2239€ monedha metalike të falsifikuara. Monedha janë sekuestruar për ekzaminime të mëtutjeshme. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.