Kryenegociatori Përgjegjës për Anëtarësimin e Suedisë në NATO, Oscar Stenström lidhur me situatën e organizatës terroriste PKK/YPG në vend tha se “Bandat e krimit të organizuar në Suedi financojnë PKK-në. Ndryshe nga Finlanda, PKK ka më shumë burime financiare në Suedi”, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë për radion shtetërore SR të Suedisë, Stenström tha se javën e ardhshme mendon të kontaktojë me Türkiye-n për rifillimin e takimit të mekanizmit trepalësh mes Türkiye-s, Suedisë dhe Finlandës për anëtarësimin në NATO.
“Për shkak se për momentin nuk do të mund të ketë një takim të dobishëm dhe të besueshëm, është e pakuptimtë që të mblidheshim dhe të mbanim bisedime, gjë e cila mund ta bëjë ndoshta edhe më të vështirë procesin. Por, për vazhdimin e takimeve ballë për ballë, mendoj që javën e ardhshme të kontaktoj me palën e Türkiye-s”, tha ai.
Lidhur me shtyrjen e takimeve të Mekanizmit të Përhershëm të Përbashkët të kryer me Suedinë dhe Finlandën, Stenström tha: “Edhe pse ajo që është bërë është e ligjshme, djegia e Kuranit para ambasadës së Türkiye-s në Stockholm ka ofenduar një fe të tërë. Kjo nuk është aspak pozitive për bisedimet e NATO-s, kjo është një situatë e trishtueshme dhe ne kemi transmetuar mendimet tona për këtë”.
Stenström ka bërë deklarata edhe rreth organizatës terroriste PKK/YPG ku ai ka tërhequr vëmendjen se arsyeja e fjalës së Türkiye-s për të pasur kujdes më shumë ndaj Suedisë sesa Finlandës është se organizata terroriste PKK/YPG ka më shumë burime të parasë në Suedi.
“Bandat e krimit të organizuar në Suedi financojnë PKK-në. Ndryshe nga Finlanda, PKK ka më shumë burime financiare në Suedi”, deklaroi Stenström.


























