Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Tr@gjedi në Gjermani, vd@es 3 vjeçari disa ditë pasi ra në lumë – raportohet se është nga Peja

    Kurti kërkon ngritjen e statusit të Kosovës në Organizatën e Frankofonisë

    Njoftim nga KEDS-i për punimet në rrjet

    Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të martën

    Aksion antidr*ogë në Suharekë: Sekuestrohet he*roinë, arr*estohen tre persona

    Theret me thikë një person në Orllan të Podujevës

    Kjo është gjendja e inspektorit të IPK-së i cili u pl@gos sonte në Prishtinë

    Kurti mori pjesë në 75-vjetorin e Themelimit të Arkivit të Kosovës

    Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja

    Pl@gosja e një personi në rrugën B, Policia: I dyshuari është identifikuar

    Policia publikon fotografinë e të dyshuarit për vrasjen në Podujevë, kërkon ndihmë për arrestimin e tij

    Pl@goset një person në rrugën `B` në Prishtinë

    Kryeministrja italiane: Kërkuam nga Kurti dhe Vuçiq t’i zbatojnë marrëveshjet

    Italianët refuzojnë reformën gjyqësore, Meloni pranon humbjen

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Udhëtimi i natës dhe kufiri i të qenurit: Israja dhe Miraxhi

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Zyrtarja e MFPT-së demanton propagandën: “Nuk është e vërtetë që Qeveria Kurti i ka ndërprerë pensionet e veteranëve nga Shqipëria – ndalesa është bërë vite më parë nga zyrtarë të NISMËS”

25 Nëntor 2025, 14:47
në KOSOVË, Kryesore, Lajme, RAJON, Të Fundit
Zyrtarja e MFPT-së demanton propagandën: “Nuk është e vërtetë që Qeveria Kurti i ka ndërprerë pensionet e veteranëve nga Shqipëria – ndalesa është bërë vite më parë nga zyrtarë të NISMËS”
Share on FacebookShare on Twitter

Zyrtarja e MFPT-së demanton propagandën: “Nuk është e vërtetë që Qeveria Kurti i ka ndërprerë pensionet e veteranëve nga Shqipëria – ndalesa është bërë vite më parë nga zyrtarë të NISMËS”. 

Zyrtarja e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT), Sanije Rexha, Udhëheqëse e Divizionit për Administrimin e Skemave Pensionale për Kategoritë e Luftës, ka folur ekskluzivisht për Rruga Press duke hedhur poshtë propagandën e përhapur së fundmi në Kosovë dhe në Shqipëri, sipas së cilës Qeveria Kurti paskësh ndërprerë pensionet e veteranëve të UÇK-së që vinin nga Shqipëria.

“Nuk është e vërtetë që ndalesa është bërë nga Qeveria Kurti. Kjo propagandë është shpifje dhe është përhapur qëllimisht për të goditur politikisht qeverinë,” tha Rexha për Rruga Press.

Ndalesa është bërë në kohën kur ministria drejtohej nga Skender Reçica – zyrtarët e përfshirë dy funksionarë të NISMËS

Skender Reçica, Ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale i Republikës së Kosovës 09/2017 – 02/2020, 06/2020 – 03/2021

Sipas Rexhës, ndërprerja e pensioneve për veteranët nga Shqipëria është bërë gjatë periudhës kur Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale drejtohej nga Skender Reçica, ndërsa vendimin e kanë zbatuar ish-drejtori Mursel Morina dhe zyrtari Mehdi Thaçi, të dy nga partia NISMA.

“Kjo ndalesë është bërë qëllimisht vetëm ndaj veteranëve nga Shqipëria. Veteranët nga Maqedonia, Presheva apo ata jashtë Kosovës nuk kanë pasur asnjë problem me përfitimin e pensionit,” thekson Rexha.

Lexo më shumë  Qeveria e Kosovës ndan afër 8 milionë euro për SHSKUK-në

Ajo shton se propaganda e kohëve të fundit, që ia atribuon këtë ndërprerje Qeverisë Kurti, është jashtë çdo realiteti dhe ka vazhduar për vite të tëra.

Çfarë thotë ligji? Ndalesa për veteranët e punësuar nuk vlen më sipas ndryshimeve të reja

Rexha shpjegon se interpretimi i gabuar i ligjit ka çuar te ndalesa selektive ndaj veteranëve nga Shqipëria. Ligji i vjetër (04/L-261) parashikonte kufizime për veteranët e punësuar, por ndryshimi i vitit 2019 – Ligji Nr. 05/L-141 – e ka hequr këtë ndalesë.

“Veterani e humb të drejtën vetëm nëse paguhet nga buxheti i Republikës së Kosovës. Pra, nëse është në punë private ose jashtë institucioneve publike, ai ka të drejtë të marrë pension,” sqaroi ajo.

Gjykata Supreme ua kthen të drejtën veteranëve – krijon precedent juridik

Vitet e fundit kanë nisur të shfaqen paditë e para të veteranëve nga Shqipëria, të cilëve u ishte ndërprerë padrejtësisht pensioni. Rasti më i fundit është ai i paditësit K.J., të cilit Gjykata Supreme i dha të drejtë më 30 tetor 2025.

Me këtë vendim, Supremja:

  • aprovoi revizionin e paditësit;
  • ndryshoi vendimin e Gjykatës së Apelit(AA.nr.436/2024);
  • anuloi vendimin e MFPT-së nr. 05/05/5719 të datës 21.02.2022;
  • dhe i njohu paditësit të drejtën e pensionit nga data e ndërprerjes më 28 qershor 2021.

Gjykata Supreme konstatoi se organet e mëparshme kishin zbatuar gabimisht ligjin, duke mos marrë parasysh neni 16 A, paragrafi 5, i Ligjit Nr. 05/L-141, i cili njeh të drejtën e pensionit për veteranët që nuk paguhen nga buxheti i Kosovës.

Lexo më shumë  Kurti: Nga dita e sotme, 400 mijë fëmijë do t’i marrin shtesat me rritje 50 për qind

Sipas Supremes, nuk është përcaktuese nëse paditësi ishte i punësuar, por nga cili burim paguhej. Meqenëse ai nuk paguhej nga buxheti i Kosovës, i takonte e drejta e pensionit.

Gjykata theksoi:

“Formulimi i ri ligjor nuk përmban më ndalesën e përfitimit të pensionit për veteranët e punësuar në sektorin publik ose privat. E drejta u takon të gjithë atyre që nuk financohen nga buxheti i Republikës së Kosovës.”

Ky vendim krijon precedent për dhjetëra raste të tjera të veteranëve nga Shqipëria që u janë ndërprerë pensionet në mënyrë të kundërligjshme.

Rexha: Ka ardhur koha të demantohet propaganda

Rexha tha se propaganda ka shkuar aq larg, sa edhe figura publike janë keqinformuar.

Ajo përmend se ditë më parë ka pasur si vizitor ish-ushtarakun shqiptar Laver Goxhaj, të cilin e kishte informuar për vendimin e gabuar të dikurshëm, pasi ai ishte bindur se ndërprerja ishte bërë nga Qeveria Kurti.

“Ata që e kanë bërë këtë padrejtësi, e kanë bërë në kundërshtim me ligjin. Ka ardhur koha që kjo të sqarohet publikisht,” tha Rexha.

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Tr@gjedi në Gjermani, vd@es 3 vjeçari disa ditë pasi ra në lumë – raportohet se është nga Peja

Tr@gjedi në Gjermani, vd@es 3 vjeçari disa ditë pasi ra në lumë – raportohet se është nga Peja

3 orë më parë
Kurti kërkon ngritjen e statusit të Kosovës në Organizatën e Frankofonisë

Kurti kërkon ngritjen e statusit të Kosovës në Organizatën e Frankofonisë

3 orë më parë
Njoftim nga KEDS-i për punimet në rrjet

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të martën

3 orë më parë
Aksion antidr*ogë në Suharekë: Sekuestrohet he*roinë, arr*estohen tre persona

Aksion antidr*ogë në Suharekë: Sekuestrohet he*roinë, arr*estohen tre persona

4 orë më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH