Zyrtarja më e lartë i OKB-së, Sigrid Kaag ka paralajmëruar se lidhur me situatën në Gaza. Ai ka kritikuar komunitetin ndërkombëtar lidhur me ndihmën në Gaza për të plagosurit nga lufta.
Në një intervistë për BBC zyrtarja e OKB, ka thënë se komuniteti ndërkombëtar po dështon për të mbrojtur civilët e pafajshëm në territor.
Sigrid Kaag, e cila u emërua nëntë muaj më parë për të përmirësuar shpërndarjen e ndihmave të nevojshme urgjentisht, tha se një raport që ajo do të paraqesë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së do të të tregonte të gjithë anën e errët.
Ajo e përshkroi situatën në territor si një “katastrofë”. “Ne nuk po i plotësojmë nevojat, e lëre më të krijojmë perspektiva dhe shpresë për civilët në Gaza.”
Gjithashtu e quajti Gazën vendin më të pasigurt në botë për të punuar, shkruan abcnews.al.Javën e kaluar OKB-ja tha se një tjetër nga autokolonat e saj të ndihmave që shkonin në Gazën veriore u bllokua nga forcat izraelite dhe agjencia e Mbrojtjes Civile e Gazës e drejtuar nga Hamasi tha se një shkollë e OKB-së që funksiononte si strehë ishte në shënjestër të një sulmi ajror izraelit, duke vrarë 18 persona.