Një zyrtare policore ka mbetur e plagosur në Stacionin Policor Jugu në Prishtinë mëngjesin e sotëm.
Rasti u konfirmua nga Inspektorati Policor i Kosovës (IPK).
Ndërkaq, Naser Syla, Drejtor i Emergjencës në QKUK ka konfirmuar se një zyrtare policore është pranuar për trajtim në këtë klinikë.
“Kemi pranuar një paciente, zyrtare policore, e plagosur me armë zjarri. E njëjta është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Syla për Klan Kosova.
IPK-ja nga ana e saj ka njoftuar se zyrtari policor i dyshuar për plagosje, është suspenduar.