Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka mbërritur në Elbasan për të pritur kryeministrin e Maqedonisë Veriore Zoran Zaev dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq.
Ky i fundit bashkë me delegacionin që e shoqëron nga Rinasi do të udhëtojnë direkt për në Elbasan.
Agjenda paraprake parashikonte fillimisht akomodim në hotelin “Rogner” e më pas nisjen drejt Elbasanit.
Për arsye sigurie nga situata e krijuar prej manifestimit të Sali Berishës u bë ky ndryshim në agjendë. Ndërkohë mbetet i pandryshuar vendi organizmit nesër të Ballkanin e Hapur.
Ora 09:00 e së martës së 21 dhjetorit do t’i gjejë Ramën, Zaev dhe Vuçiq të ulur në një tryezë në Pallatin e Brigadave./tch