Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka takuar sot në Bruksel emisarin special evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, me të cilin diskutoi për ecurinë e këtij procesi midis Kosovës dhe Serbisë, përcjell KosovaPost.
Në një postim në Facebook, kryetari Krasniqi ka shkruar se PDK, si parti shtet-formuese dhe lidere e opozitës mbështet dialogun, i cili duhet të përfundojë me njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia.
Krasniqi në Bruksel ka takuar edhe zëvendës drejtorin për Evropë në Shërbimin Evropian për Veprim të Jashtëm, Marko Makovec, me të cilin diskutoi për thellimin e bashkëpunimit dhe koordinimit të Kosovës me BE në çështje politike, përfshirë zbatimin e MSA-së dhe rekomandimet e raportit të progresit.
“Rruga e integrimeve evropiane për Kosovën është synim i qytetarëve të vendit tonë, ndërsa BE duhet të jetë më proaktive në këtë proces në mënyrë që integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në familjen evropiane të ndodhë sa më parë”, ka thënë Krasniqi.
Postimi i plotë:
Sot në Bruksel takova Përfaqësuesin Special të Bashkimit Europian për Dialogun, Miroslav Lajçak, me të cilin diskutuam për ecurinë e procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. PDK, si parti shtetformuese dhe lidere e opozitës mbështetë dialogun, i cili duhet të përfundojë me njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia.
Në Bruksel takova edhe Zëvendës Drejtorin për Europë në Shërbimin Evropian për Veprim të Jashtëm, Marko Makovec, me të cilin folëm për thellimin e bashkëpunimit dhe koordinimit të Kosovës me Bashkimin Europian në çështjet politike, përfshirë zbatimin e MSA-së dhe rekokandimet e Raportit për Vendin.
Rruga e integrimeve europiane për Kosovën është synim i qytetarëve të vendit tonë, ndërsa BE duhet të jetë më proaktive në këtë proces në mënyrë që integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në familjen europiane të ndodhë sa më parë.