Në seancëne sotme pleanre, Kuvendi i Republiks së Kosovës ka miratur pesë marrëveshje ndërkombëtare, ku në këtë kuadër sipakt amendamenti dhe Projektligjin për ratifikimin e memorandumit të mirëkuptimit mes Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Ministrisë së Arsimit për programin e shkëmbimit akademik Fulbright, cili morra 80 vota të përfaqësusëve tonë, transmeton Kosova Post.
Me numr të njejtë të votave, përkatësisht me 80 sosh, është miratuar edhe projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut për statusin e pjesëmarrjeve të Forcave së Sigurisë së Kosovës dhe Ushtrisë së Maqedonisë së Veriut gjatë qëndrimit të tyre të përkohshëm në territorin e shteteve përkatëse.
Kurse me 87 vota deputet votuan projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim lidhur me financimin e programit, nxitja dhe levimi i mundësive për sigurimin e ujit.
Po ashtu, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar një amendament dhe projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare mes Bashkimit Evropian dhe Kosovës për pjesëmarrjen e Kosovës në programin e Bashkimit Horizon Europe, korniza e programit për kërkim dhe inovacion,
Pas shumë diskutimeve është miratuar edhe marrëveshja e pestë ndërkombëtare, për pjesëmarrjen e Kosovës në programin e BE-së që quhet “Evropa kreative 2021-2027”.
Kuvendi do të vijojë me seancë ne orën 14:30 për zgjedhjen e dy anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.