Para dy dite janë publikuar të dhëna të reja mbi atë se sa iu është rritur vlera lojtarëve në Itali, në Serie A, duke ngritur vlerën e ndonjërit dhe duke zvoglëuar të dikujt tjetër, shkruan KosovaPost.
Vlerë të ngritur ka rezultuar Fikayo Tomori, i cili sipas “Transfermarkt” kishte patur një vlerë prej 20 milionë eurosh, ndërsa që nga ardhja e tij në AC Milan të Italisë vlera e tij është ngritur në 45 milionë, kjo pasiqë mbrojtësi kishte bërë paraqitje të jashtëzakonshme me “Rossonerët”.
Lista e mbrojtësve më me vlerë në Serie A në 2021:
De Ligt(Juventus) – 65 milionë
Skriniar(Inter) – 65 milionë
Bastoni(Inter) – 60 milionë
Tomori(AC Milan) – 45 milionë
De Vrij(Inter)- 45 milionë
Koulibay(Napoli) – 45 milionë
Mancini(AS Roma) – 30 milionë
Demiral(Atalanta) – 28 milionë
Ibanez(AS Roma) – 25 milionë
Milenkovic(Fiorentina) – 23 milionë