Janë bërë plotë 100 ditë që kur Rusia nisi pushimin në Ukrainë.
Liderët evropianë janë solidarizuar me Ukrainën në këtë ditë, teksa deri tani Bashkimi Evropian ka vendosur një sërë sanksionesh ndaj Rusisë, transmeton kk.
“100 ditë më parë Rusia nisi luftën e saj të pajustifikueshme kundër Ukrainës. Trimëria e ukrainasve kërkon respektin dhe admirimin tonë,” shkroi Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit të BE-së.
“BE-ja është e bashkuar dhe do të bëjë gjithçka që mundet për t’i dhënë fund kësaj lufte katastrofike,” shkroi Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel.
Alar Karis, presidenti i Estonisë, shkroi në Twitter: “100 ditë vdekje, përdhunim, shkatërrim dhe mjerim. Çdo ditë lufte në Ukrainë është një ditë e tepërt. Do të duheshin vetëm orë që Rusia të hedhë armët dhe të ndalojë këtë tmerr.”
Ndërsa, presidenti letonez, Egils Levits, thotë se duhet të dyfishojnë përpjekjet e tyre për të ndihmuar Ukrainën të rezistojë dhe të fitojë këtë luftë.