Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 376 raste të reja me COVID nga 1575 testime në kryera në total. Gjashtë pacientë të infektuar me COVID që po merrnin trajtim mjekësor nuk kanë mundur ta fitojnë betejën me këtë sëmundje. Konkretisht, kanë ndërruar jetë 4 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Pogradeci, të moshave 56-82 vjeç.
Janë shëruar 333 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 37,981 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 263 pacientë, 27 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 98 raste në Tiranë, 29 raste në Lushnje, 27 raste në Durrës, 24 raste në Shkodër, 21 raste në Vlorë dhe Fier, 15 raste në Sarandë, 13 raste në Kavajë, 11 raste në Berat, 10 raste në Gramsh, 8 raste në Korçë, 7 raste në Mat, 6 raste në Mirditë, Delvinë, Dibër, Bulqizë, Vorë, 5 raste në Kavajë, Mallakastër, Kamëz, Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Kuçovë, 3 raste në Kurbin, Divjakë, Belsh, Prrenjas, 2 raste në Devoll, Kukës, Lezhë, Librazhd, Gjirokastër, Cërrik, 1 rast në Elbasan, Has, Rrogozhinë, Tropojë, Tepelenë, Rroskovec, Këlcyrë, Libohovë.