Më herët u publikua lajmi se u.d Presidentja Vjosa Osmani, ka shpallur zgjedhjet, pa e shpërndarë Kuvendin dhe kështu e ka shkelur Kushtetutën, përcjell Kosova Post.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i këshilltarit të Osmanit, Artan Murati, I cili ka thënë se lajmi është plotësisht i pasaktë.
Murati k ashkruar në Facebook se ‘Fillimisht është nxjerrë dekreti, përmes së cilit është shpërndarë legjislatura e shtatë, më pas është nxjerrë vendimi, përmes së cilit janë shpallur zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.
Postimi i tij i plotë:
Një portal e paska publikuar një lajm kinse u.d. Presidentja ka shpallur zgjedhjet pa e shpërnda Kuvendin, e kështu e paska shkelë Kushtetutën. Ky artikull është i plotësisht i pasaktë.
Fillimisht, është nxjerrë Dekreti 03/2021 përmes së cilit është shpërndarë legjislatura e shtatë. Ky Dekret mbanë numrin e protokollit 12/2021, datë 6 janar 2021. I njëjti i është dërguar Kuvendit.
Më pas, është nxjerrë Vendimi 02/2021, përmes së cilit janë shpallur zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës. Ky Vendim mbanë numrin e protokollit 13/2021, datë 6 janar 2021.
Po ashtu, Dekreti edhe Vendimi janë dy lloje të ndryshme të akteve. Të flitet për kushtetutshmëri e të bëhen këso gabime, shumë keq.