Studentët dhe qytetarët e Mitrovicës së Veriut, këtë herë me mbështetje nga kolegët nga Novi Pazari, sot u mblodhën përsëri në qendër të qytetit për të nderuar viktimat e rëna në Novi Sad me një heshtje 15-minutëshe.
Këtë tubim të dhjetën me radhë, përsëri e organizoi një grup studentësh të Universitetit në Mitrovicën e Veriut.
Këtë herë, studentët e Mitrovicës në shëtitoren e qytetit morën mbështetje edhe nga studentët e Novi Pazarit.
Bëhet fjalë për disa studentë të Universitetit Shtetëror të Novi Pazarit.
Në ngjarje ishin të pranishëm edhe disa profesorë universitarë.g.e.