Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka përkujtuar Betejën e Çabratit, përcjell Kosova Post.
Osmani në shkrimin e saj thekosn se 22 vjet më parë luftëtarët e Brigadës 137 “Gjakova”, të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u vunë nën mbrojtje të popullsisë civile, e cila u përballë me terrorin e forcave gjenocidale serbe.
“Në përpjekjen treditëshe të tyre për t`u bërë mburojë e civilëve, ranë 22 dëshmorë dhe 107 civilë” shkruan Osmani.
Postimi i plotë i Osmanit:
22- vjet më parë në Betejën e Çabratit e cila filloi me 7 maj por zgjati disa ditë, luftëtarët e Brigadës 137 “Gjakova”, të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u vunë nën mbrojtje të popullsisë civile, e cila u përballë me terrorin e forcave gjenocidale serbe.Në përpjekjen treditëshe të tyre për t`u bërë mburojë e civilëve, ranë 22 dëshmorë dhe 107 civilë.
Përpjekjet për mbrojtjen e pragut të shtëpisë janë dëshmia autentike e luftës së drejtë për lirinë që e gëzojmë sot.I përjetshëm qoftë kujtimi për martirët dhe për të gjithë ata dëshmorë që patën guximin për t`u bërë therorë të lirisë!