Instituti GAP ka organizuar tryezën e diskutimit me temën “A kemi shkolla të tepërta? Nevoja për ristrukturimin e institucioneve edukativo-arsimore parauniversitare”.
Bekim Salihu, hulumtues i lartë nga GAP, tha se në raport përfshihet vendimi i komunës së Kamenicës për ristrukturimin e shkollave, e që sipas tij, nxitur debate të mëdha në publik dhe gjithandej.
“Komuna e Kamenicës për vendimin e mbylljes së disa shkollave ka ngritur shqetësim të madh duke krijuar kështu debat, efekti se a do duhet të ketë ristrukturim të shkollave dhe se kush duhet ta bëjë këtë ristrukturim të shkollave”.
“Tek udhëzimi administrativ i shuarjes së një institucioni parauniversitar është kur nuk ka nxënës mjaftueshëm atëherë mund të shuhet ai institucion, por që nuk e cek se kush duhet ta bëjë këtë shuarje”.
Tutje ai tha se krahasuar me vitin shkollor 2008-2009 në vitin shkollor 2019-2020 ka ulje të numrit të nxënësve për 26%.
“Nga 444 mijë nxënës sa kanë qenë në vitin 2009-2010 në vitin 2020 numri ka shkuar në 330 mijë apo 26%, çka do thotë se ka rënie të numrit të nxënësve, ndërsa personeli arsimor është rritur për 2%”.
Përderisa Shqipe Bruçi nga ministria e Arsimit tha se komuna e Kamenicës nuk është e vetmja që ka bërë mbylljen e shkollave.
“Të dhënat që u paraqitën janë reale dhe nuk janë të dhëna që ne nuk i kemi pasur, pra i disponojmë të dhënat për secilën shkollë. Në komuna të caktuara kemi rënie”.
“Nuk është hera e parë dhe komuna e vetme që ka bërë mbylljen e shkollave, 332 paralelet e ndara ndërsa tash kemi 309. Sa i përket stafit është problem që me bë zvogëlimin e stafit”, tha ajo.
Kryetari i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka uruar që shumë shpejt të përfundojë dialogu me Serbinë, duke shtuar se po humb fokusi për temat e tjera.
“Uroj ta kryejmë dialogun me Serbinë dhe të fokusohemi pak më shumë tek çështja e arsimit që nuk po i kushtohet rëndësi sa duhet. Sa i përket kësaj fushe ka problematika të shumta, sidomos me vendimin e kësaj komune që të mbyllen disa shkolla si pasojë e numrit të vogël të nxënësve”
“…Fokusi është sidomos me ndryshimin e zvogëlimit të numrit të nxënësve ku pagat shkojnë te mësimdhënës më shumë çka do thotë se ka zvogëlim të buxhetit dhe ka ndikuar këtu”.
Avokati i Popullit, Naim Qelaj, tha se ata nuk kanë ndërruar qëndrim që komuna vendos vet për reformat në secilin sektorë.
“Nga ajo që është diskutuar këtu mund të them që qasja e Avokatit të Popullit nuk ndryshon, sado që kërkohet me ndërmarrë masa në këtë drejtim”.
“Tema e parë që jam ballafaquar ka qenë pikërisht kjo temë e mbylljes së shkollave dhe përgjigja është dhënë nga ne ku komuna është kompetente dhe vendos për brenda saj edhe për reformat e arsimit”, tha Qelaj.eo