Publicisti dhe gazetari i njohur, Enver Robeli ka prezantuar një fotagrafi të një të riu shqiptar i cili i ishte nënshtruar dhunës së llahtarshme të policisë serbe në Pejë, trasmeton Kosova Post.
Ky akti mizor ndaj një 18 vjeçari, siç ishte askohe dukagjnasi, Arian Curri, kishte nodhur në stacionin e policisë në Pejë në prill të vitit 1994.
‘Ka shumë fotografi që tregojnë pse Kosova u bë e pavarur, pse Kosova dha aq shumë për liri. Kjo është njëra nga fotografitë. Arian Curri, 18-vjeçar, nga fshati Strellc i Poshtëm, komuna e Deçanit, pas keqtrajtimit nga policia serbe në stacionin e policisë në Pejë më 6 prill 1994. Siç i ka treguar organizatës për të drejtat e njeriut Amnesty International, ai ishte lidhur për radiatori nga policët serbë, të cilët pastaj ia përdhosën trupin dukë i gërvishtur 4 shkronja S në gjoks dhe simbole të tjera’ , ka shkruar gazetari në profilin e tij në Facebook.
Ky është postimi i plotë i tij:
Ka shumë fotografi që tregojnë pse Kosova u bë e pavarur, pse Kosova dha aq shumë për liri. Kjo është njëra nga fotografitë. Arian Curri, 18-vjeçar, nga fshati Strellc i Poshtëm, komuna e Deçanit, pas keqtrajtimit nga policia serbe në stacionin e policisë në Pejë më 6 prill 1994. Siç i ka treguar organizatës për të drejtat e njeriut Amnesty International, ai ishte lidhur për radiatori nga policët serbë, të cilët pastaj ia përdhosën trupin dukë i gërvishtur 4 shkronja S në gjoks dhe simbole të tjera. Në shtator 1994 Amnesty International publikoi fotografinë dhe dëshminë e Arian Currit. Pastaj për rastin e tij opinionin zviceran dhe më gjerë e alarmoi Qendra për Informim e Republikës së Kosovës në Gjenevë, që atëbotë drejtohej nga Xhafer Shatri, ministër për Informim i qeverisë në ekzil. A thua ku është sot Arian Curri? [Shpresoj se ndokush do më ndihmojë ta gjej këtë njeri për të dëgjuar e shënuar historinë e tij].