Jasir Asani beson te kjo skuadër, beson se të gjithë dhanë maksimumin dhe se me pak fat mund të kishin marrë tri pikët kundër Kroacisë.
“E kishim analizuar shumë mirë Kroacinë. Në pjesën e parë kishim mundësinë për të shënuar giolin e dytë, por fati nuk deshi. Barazuam dhe jemi këtu për t’i treguar të gjithëve se ja ku jemi dhe me pak fat duhet të kishim marrë tri pikët”.
“U emocionova shumë pas golit të Laçit. Ne dhamë gjithçka, dhamë maksimumin të gjithë, edhe ata që luajtën pak dhe ata që luajtën 90 minuta”.
“Me Spanjën do të hyjmë për të marrë tri pikët. Një kombëtare shumë e fortë por duam tri pikët”.