Shpërthimi ndodhi në orët e hershme të mëngjesit, ndërsa shërbimet e shpëtimit edhe më tutje punojnë në fikjen e zjarrit që u shpërnda në disa banesa, transmeton Kosova Post.
Gjatë shpërthimit sot në mëngjes në një ndërtesë banimi në Göteborg, Suedi, janë lënduar së paku 20 persona, shkruan AA.
Siç lajmëron agjencia suedeze e lajmeve TT, shpërthimi ndodhi në orët e hershme të mëngjesit, ndërsa shërbimet e shpëtimit punojnë për fikjen e zjarrit që u shpërnda në disa banesa.
Shkaku i shpërthimit ende nuk dihet, por policia ka ngritur hetim paraprak dhe do t’i afrohet ndërtesës kur zjarri të vihet nën kontroll.