Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka reaguar Qeverisë së Kosovës për projektin e zgjerimit të rrugës Istog-Pejë-Deçan-Gjakovë-Prizren, për të cilën qeveria tha se me këtë projekt do t’i kursehen buxhetit të shtetit 150 milionë euro, përcjell KosovaPost.
Sipas Haradinajt, këto deklarata të qeverisë janë rrenë e kulluar elektorale dhe se zgjerimi i rrugës ekzistuese është mbi vlerën e tregut.