Në Serbi gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 22 persona nga koronavirusi (COVID-19), ndërsa janë shënuar 1.393 raste të reja me këtë virus, transmeton Kosova Post.
Numri i përgjithshëm i vdekjeve është rritur në 3.730, ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në Serbi ka arritur në 371.216.
Aktualisht janë hospitalizuar 5.362 persona, ndërsa 201 persona janë në respiratorë.
Nga dje, 9.099 persona janë testuar, duke e çuar në 2.468.821 numrin e përgjithshëm e testeve të kryera.(AA)