Masakrimi sikur nuk u mjaftoi.
45 civilët e bërë copa nga forcat serbe mëngjesin e 15 janarit 1999 në Reçak, pushteti i mori dhunshëm edhe nga xhamia e fshatit atëbotë gjoja për t’ua bërë obduksionin në morgun e Prishtinës.
Aty u mbajtën deri më 11 shkurt kur u sollën për t’u varrosur e përgjatë 27 ditëve pati maltretime të ndryshme tek imami i Shtimes, Isa Tërshani.
Për të mos rënë në sy varrimi masiv, serbët sipas imamit Tërshani, donin që varrimi të bëhet në tri lokacione, gjë që nuk u pranua nga banorët.
12 shkurti, i para 25 vjetëve u caktua dita e përcjelljes së të rënëve për në amshim, ku sipas imamit pjesëmarrës, ceremonitë fetare u kryen dinjitetshëm.
Ky proces nuk ishte i lehtë për Tërshanin, pasi monitorohej rreptë nga armiku.
E reçakasit e moçëm që ndihmuan me hapjen e varreve, thonë se u bënë të fortë detyrimisht.
Deri te kthimi i trupave në vendlindje pati biseda të shumta mes banorëve, shërbimit të OSBE, forcave serbe e trupave të UÇK-së./ Klan Kosova