Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, së bashku me Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot kanë bërë homazhe në lagjen “Dardania” të Pejës, në 25-vjetorin e masakrës.
Kuvendi përmes një komunikate për media bëri të ditur se ata kanë vendosur lule te lapidari i të rënëve dhe martirëve në këtë lagje.
Tutje, në këtë komunikatë thuhet se në bashkëbisedim me familjarë dhe të pranishëm, Konjufca është shprehur se sakrifica ndër vite e popullit tonë për çlirim dhe liri, u jetësua.