Zëdhënësi i policisë në rajonin Zamfara të Nigerisë, Muhammad Shehu në një deklaratë tha se operacionet u kryen kundër bandave të armatosura në malet e Gandos, Bagega dhe Sunke, transmeton Kosova Post.
Duke vënë në dukje se gjatë operacioneve u shpëtuan 27 persona që ishin marrë peng nga bandat e armatosura, Shehu deklaroi se këta persona janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Rajoni Zamfara prej rreth 5 vitesh përballet me sulme nga bandat e armatosura.
Në rajonet Anka, Bukkuyum dhe Zamfara të Nigerisë, më shumë se 200 njerëz u vranë, qindra njerëz u plagosën dhe mijëra njerëz u larguan nga shtëpitë e tyre në sulmet e armatosura./KosovaPost/.