Mijëra ukrainas janë larguar nga lufta drejt Perëndimit në kërkim të sigurisë, si pasojë e agresionit ushtarak që po i bëhet Ukrainës nga ana e Rusisë.
Mijëra ukrainas po kalojnë kufijtë drejt Perëndimit në kërkim të sigurisë, deri sa Rusia po sulmon kryeqytetin ukrainas, bashkë më shumë qytete tjera.
Veturat kishin krijuar kolona të gjata, përderisa autoritetet e Polonisë, Sllovakisë, Hungarisë, Rumanisë dhe Moldovës, janë mobilizuar që t’i presin refugjatët, duke u ofruar strehim, ushqim dhe ndihma tjera, raporton Al Jazeera, përcjell lajmi.net
Agjencia për refugjatët e OKB-së ka deklaruar se më shumë së 150,000 njerqz janë larguar nga Ukraina, nga shkaku I pushtimit të kësaj që po I bëhet nga Rusia.
Disa prej tyre kanë janë larguar me makina, disa me autobus e disa të tjerë me tren. /Lajmi.net/