Në Minierën e ‘Trepçës’ është shënuar 35-vjetori i Grevës së Minatorëve të Trepçës të vitit 1989. 1200 minatorë para më shumë se tri dekadash u ngujuan në zgafellet e këtij gjiganti metalurgjik të asaj për tetë ditë me radhë. Vendimi e qëllimi i tyre dridhi themelet e ish Jugosllavisë. Sot 35 vjet më pas ata kujtojnë këtë grevë.
Në këtë ceremoni që njihet si Java e Grevës së Minatorëve ka marrë pjesë kryeministri, Albin Kurti, ministra, deputet, kryetar partish e personalitete të tjera. Para minatorëve, kryeministri Albin Kurti ka thënë se duke nderuar grevën e minatorëve ne nderojmë rrënjët e shtetësisë sonë.
Kurti, ka deklaruar se rrënjët e shtet-ndërtimit buron nga greva e mnatorëve të “Trepçës”. Ai ka thënë se minatorët u kthyen në vetëdije me guxim politik që dridhi gjithë ish-Jugosllavinë.
“Po takohemi sot në ditën e minatorit në ditën e lavdishme në vendin tonë. 20 shkurti i vitit 89’ ishte ditë e madhe e asaj pranvere. Menjëherë pas ditës së pavarësisë, ne nderojmë rrënjët e shtetit tonë. Minatorët porositën qartë se populli jonë nuk heq dorë për të vendosur për veten. Më 20 shkurt të vitit 1989, minatorët u ngujuan për heqjen e autonomisë. Fjala ‘Trepçë’ mori një kuptim të fuqishëm dhe politik, dhe kjo vazhdoi në ditën e fundit. Kështu një komuniteti minatorësh u kthye në vetëdije me guxim politik që dridhi gjithë ish-Jugosllavinë”, ka deklaruar Kurti.
Kryeshefi i ndërmarrjes “Trepça”, Bashkim Kurti, ka folur për historikun e kësaj ndërmarrjeje dhe për kontributin e minatorëve ndër vite.
“Minatori i Trepçës dje sot vazhdon të dëshmojë për daljen nga sfidat dhe për të na bërë krenar. ‘Trepça’ që nga fillet e saj që nga koha romake ka vendosur themelet e saj, ka kaluar në vështirësi në këtë rast nuk mund të mos i përmendim shfrytëzimin abuzimet që i janë bërë ‘Trepçës’ qe janë plagë të paharruara. Historiku i ‘Trepçës’, minatori është guri i pathyer si gurët e Trepçës. Kjo reflekton nga vetë qytetarët që u lindën dhe rriten. Sot në 35 vjetorin të kujtojmë për të mos harruar kurrë djersën mundin për të ndërtuar shtetin tonë. Festojmë qëndresën përkushtimin për zanatin e tyre, shikojmë nga e ardhmja. Mbetet një dëshmi e përpjekjeve tona”, ka deklaruar ai.
Zëvendësministër i Ekonomisë, Getoar Mjeku suksesi i ndërmarrjes ‘Trepça’ ka me u ngritë aty ku djersa e minatorit vlerësohet. Ai ka thënë se ‘Trepça’ është prioriteti i ynë i përbashkët.
“Trepça është e vetmja që ka një aksionar të dytë. Ndërmarrja po i kthehet minatorit dhe po punon në shtimin e numrit të tyre. Sa më shumë rekrutime të reja. Ndërmarrja po hap rrugën e investimeve të mëdha”, ka deklaruar ai.
Nënkryetari i Komunës së Mitrovicë, Arian Tahiri ka thënë se është një ditë shumë e rëndësishëm jo vetëm për Trepçën po për gjithë Kosovën, duke kujtuar motivin për shtet e pavarësinë. Tahiri deklaroi se ishin pikërisht minatorët që i dhanë motiv edhe spektrit politik për të punuar më shumë për kauzën kombëtare.
Kryetari i Sindikatës së Minatorëve të ‘Trepçës’, Ibrahim Januzi ka thënë se Java e Minatorëve është më shume se festë. Sipas tij, kjo është javë për të reflektuar mbështetjen e minatorëve të ndërmarrjes Trepca. Ai i ka bërë thirrje Qeverisë në përmirësimin e kushteve të punës.
Ndërkohë, kryeministri Kurti ka vizituar edhe ekspozitën e autorit Mentor Berisha të hapur në hyrje të minierës si dhe Muzeun Shtetëror të Kristaleve dhe Mineraleve.