Qeveria e Turqisë ka dhuruar një milion dollarë amerikanë për ngritjen e kapaciteteve ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës, përcjell KosovaPost.
Siç ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes e Kosovës, vendimi është pranuar dje. Donacioni është pjesë e programit të mbështetjes të jashtme ushtarake të qeverisë turke.
“Marrëdhëniet mes dy vendeve tona kanë qenë gjithnjë në nivelet më të larta dhe kontributi i Republikës së Turqisë në ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës ka qenë i vazhdueshëm si në aspektin e trajnimeve, ashtu edhe në atë të pajisjeve ushtarake. Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka falënderuar Republikën e Turqisë për donacionin dhe siguroi që bashkëpunimi ynë i ndërtuar në frymën e besimit të dyanshëm, do të vazhdojë edhe në vitet në vijim”, thuhet në njoftim.
Ministria e Mbrojtjes e ka vlerësuar Turqinë si një ndër partneret strategjike më të rëndësishme për Kosovën.