Armando Broja është objektiv i Everton dhe klubi nga Liverpool ka bërë një hap konkret për sulmuesin e kombëtares shqiptare.
Sky Sports News raporton se klubi anglez ka kontaktuar londinezët e Chelsea, që e kanë nën kontratë Brojën.
Lampard e do në skuadrën e tij sulmuesin, i cili sezonin e shkuar i huazuar te Southampton shënoi 9 gola, 6 prej tyre në kampionat.
Everton e do Brojën për të zëvendësuar Richarlison, që e shiti te Tottenham për 60 milionë paund.
BREAKING🚨: Everton have approached Chelsea to sign Armando Broja 👇 pic.twitter.com/sA4cR4fKKU
— Sky Sports News (@SkySportsNews) July 4, 2022
Trajneri Thomas Tuchel ndërkohë dëshiron ta ketë sulmuesin gjatë fazës përgatitore, për ta parë nga afër dhe më pas të marrë edhe një vendim.