Komisioni Evropian tha se Daimler, BMW, VW, Audi dhe Porsche shmangën konkurrencën në teknologji për të kufizuar ndotjen nga automjetet e pasagjerëve me benzinë dhe naftë, transmeton Kosova Post.
Bashkimi Evropian gjobiti sot 4 prodhues gjigantë gjermanë të automjeteve me 1 miliard dollarë sepse ata ishin dakorduar për të kufizuar zhvillimin dhe përhapjen e sistemeve të kontrollit të emisioneve të automjeteve.
Komisioni Evropian tha se Daimler, BMW, VW, Audi dhe Porsche shmangën konkurrencën në teknologji për të kufizuar ndotjen nga automjetet e pasagjerëve me benzinë dhe naftë.
Daimler nuk u gjobit pasi i zbuloi kartelin Komisionit Evropian.
Shefja e antitrustit të BE-së, Margrethe Vestager tha se edhe pse kompanitë kishin teknologjinë për të ulur emetimet e dëmshme përtej kufijve ligjorë, ata shmangën konkurrencën dhe u mohuan konsumatorëve mundësinë për të blerë automjete më pak ndotëse./AA