Estonia, Rumania, Lituania dhe Letonia do i ndalojnë linjat ajrore ruse nga hapsira ajrore e tyre, deklaruan vendet të shtunën.
“Ne i ftojmë të gjitha vendet e BE-së të bëjnë të njëjtën gjë. Në qiejt demokratikë nuk ka vend për aeroplanët e shtetit agresor,” postoj në twitter Kryeministrja e Estonisë Kaja Kallas.
Letonia vendosi të bllokojë hapsirat e saja ajrorë, vendimi cili u morr duke u koordinuar me fqinjtë tjerë si Lituania, Estonia, deklarojë qeveria përmes nje deklarate të shtunën, raporton CNN.
“Lituania po i bashkohet Letonisë dhe Estonisë në ndalimin e avionëve rusë nga hapësira e saj ajrore”, tha të shtunën ministri lituanez i Transportit Marius Skuodis. /Lajmi.net/