Policia e Kosovës ka njoftuar se në vazhdën e parandalimit të kontrabandës dhe kalimeve ilegale, në 4 raste të ndara në Leposaviq, janë identifikuar 4 automjete të cilat thuhet se përmes rrugëve ilegale kanë hyrë nga Serbia për në Republikën e Kosovës.
Sipas njoftimit, rastet ndodhen në procedurë hetimore.
“Si rezultat i veprimeve policore në teren, në vazhdën e parandalimit të kontrabandës dhe kalimeve ilegale, në 4 raste të ndara në Leposaviq Policia e Kosovës ka identifikuar 4 automjete të cilat përmes rrugëve ilegale kanë hyrë nga Serbia për në Republikën e Kosovës. Rastet ndodhen në procedurë hetimore”, thuhet në njoftim.