Afrim Bunjakut, policit që u vra në sulmin e djeshëm i është ndarë urdhri “post mortum” “Hero i Kosovës”.
Ndarjen e urdhrit e ka bërë presidentja e vendit, Vjosa Osmani.
Urdhri u pranua nga dy djemtë e policit të ndjerë.
“Jemi mbledhur në këtë ceremoni mortore, për t’ia dhënë lamtumirën e fundit policit tonë rreshterit Afrim Bunjakut, i cili deri dje ishte gardian i sigurisë sonë. Ndërsa nga sot është hero i Kosovës, ai ra në mbrojtje të rendit, ligjit integritetit territorial dhe sovranitetit të Kosovës, sot në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës, do t’i ndajë urdhrin më të lartë të Republikës, ‘Urdhrin hero i Kosovës’”, u shpreh e para e shtetit.


























