Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, sërish përmend premtimin për rritjen e pagave në sektorin publik për 50%.
Hamza, kujton se qytetarët po perballen me kosto të lartë të jetesës, ndërsa premton ai se kjo gjendje do të përmirësohet.
“Kostoja e jetesës është bërë e papërballueshme. Kosovës i duhet një qasje e re për ta përmirësuar mirëqenien e qytetarëve. Nga mësuesit dhe profesorët deri te policët, nga infermierët dhe mjekët deri te punëtorët e administratës publike, që të gjithë do të përfitojnë rritje 50% të pagave”,u shpreh Hamza në Facebook.
“Unë e mbaj fjalën!”, shkroi në fund Bedri Hamza.