Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka pritur sot në takim ambasadorin jo rezident të Shtetit të Katarit në Kosovë, Jabor Ali Hussein Al Hawashela Al Dosari, transmeton KosovaPost.
Sipas komunikatës për media, një nga temat e diskutimit ka qenë situata e sigurisë dhe përkushtimi për stabilitet në vend.
“Në anën tjetër ambasadori Al Dosari shprehu mbështetjen e plotë të shtetit të Katarit në ngritjen dhe forcimin e institucioneve tona dhe gatishmërinë për shkëmbimin e përvojave më të mira mes zyrtarëve tanë. Me theks të veçantë palët diskutuan edhe për potencialin dhe mundësitë e investimit në fushën e sigurisë në Republikën e Kosovës”, thuhet në komunikatën e MPB-së.