Qytetari Bujar Voca, me anë të një postimi ne Facebook ka nkoftuar se ka inicuar kallëzim penal ndaj kryetarit të komunës, Mitrovica e Jugut, Bedri Hamza, në lidhje me veprën penale siç thot ai raportimi i rremë i pasurisë, shkruan KosovaPost.
“Sot, më datë 16 prill 2024, në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, kam inicuar kallëzim penal ndaj kryetarit të komunës, Mitrovica e Jugut, Bedri Hamza, në lidhje me veprën penale: Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare parashikuar nga neni 380 par. 2 dhe 3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Si qytetar, i obliguar nga detyrimet që rrjedhin nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës, për lajmërimin e veprave penale dhe kryerësve të tyre,
Sot, më datë 16 prill 2024, në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, kam inicuar kallëzim penal ndaj kryetarit të komunës, Mitrovica e Jugut, Bedri Hamza, në lidhje me veprën penale: Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare parashikuar nga neni 380 par. 2 dhe 3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Duke u bazuar në nenin 80 par. 1 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, që thotë se: “Çdo person ka të drejtë të kallëzojë veprën penale që ndiqet sipas detyrës zyrtare dhe detyrohet ta bëjë këtë në rastin kur moskallëzimi i veprës penale paraqet vepër penale”, kam informuar Prokurorinë e Shtetit.
Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare parashikuar nga neni 380 par. 2 dhe 3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), është vepër penale e dënueshme nga 6 muaj deri në 5 vite.