Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Zelensky: Trumpi nuk do që ta ‘irritojë’ Putinin!

    Zelensky: Trumpi nuk do që ta ‘irritojë’ Putinin!

    Forcat e Armatosura Turke: Baza Ajrore e Incirlikut mbetet nën kontrollin e plotë të Türkiyes

    Forcat e Armatosura Turke: Baza Ajrore e Incirlikut mbetet nën kontrollin e plotë të Türkiyes

    Kurti vendos gurthemelin e Qendrës së re të Xhudos në Pejë

    Kurti vendos gurthemelin e Qendrës së re të Xhudos në Pejë

    Operohet me sukses 5-vjeçari i keqtrajtuar nga prindërit

    Operohet me sukses 5-vjeçari i keqtrajtuar nga prindërit

    Jashari takon Strasser, flasin për bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet FSK-së dhe Ajovës

    Jashari takon Strasser, flasin për bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet FSK-së dhe Ajovës

    I akuzuari për Banjskën: Uniformën e kisha dhuratë nga një shok

    I akuzuari për Banjskën: Uniformën e kisha dhuratë nga një shok

    I ra maska në momentin e grabitjes, policia i publikon pamjet dhe e shpall në kërkim hajnin

    I ra maska në momentin e grabitjes, policia i publikon pamjet dhe e shpall në kërkim hajnin

    Manifestimi qendror për festën e Fitër Bajramit do të mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë

    Manifestimi qendror për festën e Fitër Bajramit do të mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë

    ShBA u kërkon të gjitha ambasadave të ndërmarrin “menjëherë” masa sigurie pas sulmeve në Lindjen e Mesme

    ShBA u kërkon të gjitha ambasadave të ndërmarrin “menjëherë” masa sigurie pas sulmeve në Lindjen e Mesme

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Udhëtimi i natës dhe kufiri i të qenurit: Israja dhe Miraxhi

    Udhëtimi i natës dhe kufiri i të qenurit: Israja dhe Miraxhi

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

‘53-milionëshi’, cilat ishin gjetjet e Gjykatës Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve?

20 Prill 2024, 8:03
në Kryesore, Lajme
‘53-milionëshi’, cilat ishin gjetjet e Gjykatës Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve?
Share on FacebookShare on Twitter

Me rastin e përpilimit të aktgjykimit në rastin e njohur si “53-milionëshi”, Gjykata Themelore në Prishtinë ka treguar edhe gjetjet e saj nga mbrojtja e të akuzuarve Pal Lekaj, Eset Berisha, Nebih Shatri dhe Besim Tahiri, për të cilët ka shpallur aktgjykim dënues.

Pal Lekaj, në cilësinë e ministrit të Ministrisë së Infrastrukturës (MI), Eset Berisha, në cilësinë e këshilltarit të lartë politik i tij, Nebih Shatri, si sekretar i Përgjithshëm në këtë ministri dhe Besim Tahiri, si drejtor i Prokurimit Publik në MI, akuzoheshin për keqpërdorim të detyrës zyrtare në bashkëkryerje, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Më 31 janar 2024, Gjykata Themelore në Prishtinë, Lekajn e ka dënuar me 3 vite e 8 muaj burgim, Berishën me 3 vite e 3 muaj, kurse Shatrin dhe Tahirin me nga 1 vit e 8 muaj burgim.

Në aktgjykim, thuhet se prej mbrojtjes së dhënë nga i akuzuari Lekaj, Themelorja ka gjetur se me asnjë provë të vetme nuk ka arritur që të vërtetojë pretendimin se nga qeveritë e kaluara i është mbetur borxh “Bechtel and Enka” dhe se çështja mund të përfundojë në Arbitrazh.

Pas administrimit të provës- raportit nga Thesari i Kosovës i pagesave të ekzekutuara për “Bechtel & Enka”, gjykata ka vërtetuar faktin se Thesari i Kosovës duke vepruar sipas kërkesës së Prokurorisë të 15 shkurtit 2021, më 19 shkurt 2021 ka dorëzuar raportin e përmbledhur të pagesave për Bechtel & Enka për kontratën e lidhur me MI.

Aty thuhet se nga kjo provë gjykata ka vërtetuar faktin se pagesat për vitin 2014-2015 dhe 2016 që janë realizuar në llogari të kompanisë, arrijnë në vlerë më shumë se gjysma e vlerës së kontratës. Andaj, thuhet se nuk qëndrojnë pretendimet e Lekajt që qeveritë e mëhershme kanë pasur vonesa në pagesat e faturave në këtë projekt.

Po ashtu, Themelorja konstatoi se nuk qëndron as pretendimi i Lekajt se në kohën e marrjes së mandatit pas daljes në terren vetëm 10% e punëve kanë qenë të kryera në terren dhe se ky deklarim i tij thuhet se ka pasur për qëllim që shmangien e përgjegjësisë penale, ngase këto pretendime nuk janë arsyetuar me asnjë provë të vetme.

Sipas gjykatës, Lekaj nuk i ka ofruar gjykatës as një faturë të vetme të mospagesës nga qeveritë e kaluara për këtë projekt e as një shkresë të “Bechtel & Enka” që Qeveria e Kosovës i ka mbetur borxh për këtë projekt, për vitet që i njëjti pretendon.

Sipas Gjykatës, pretendimin se çështja mund të përfundojë në arbitrazh Lekaj e ka bazuar vetëm në të thënat nga përfaqësuesit e “Bechtel and Enka” dhe se të thënat pa u deponuar me shkrim sipas gjykatës nuk kanë rëndësinë e provës.

“…i pandehuri P.L është përgjigjur se nuk kemi as një shkresë për këtë çështje, por vetëm verbalisht na kanë thënë përfaqësuesi i “Bechtel Enka”, andaj sipas gjykatës fjalët e thëna të pa deponuara në letër nuk e kanë rëndësinë e provës në çështje penale…”, thuhet në vendim.

Prandaj, sipas gjykatës Lekaj nga provat materiale dhe ato personale është vërtetuar se ka pasur tendencë që të fsheh nga Komiteti Ndërministror opinionin e “Hill International” dhe se ka mohuar ekzistimin kodit të mirësjelljes (kodi i cili ka rregulluar procedurat se si të veprohet me projektin për ndërtimin e autostradës).

Ansaj, sipas gjykatës një tendencë e tillë e vetëtuar qoftë nga provat materiale apo ato personale përbën rrethanë që mbrojtjes së Lekajt të mos i falet besimi pasi që qëllim të vetëm kishte ikjen nga përgjegjësia penale.

“…gjykata vlerëson se mbrojtja e tij e arsyetuar më lartë është bërë me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale për veprën penale për të cilën është shpallur fajtor dhe është dënuar sipas ligjit”, thuhet në vendimin e gjykatës.

Kurse, nga mbrojtja e të akuzuarit Shatr, Gjykata ka gjetur se i njëjti ka nënshkruar marrëveshjen për zgjatjen e afatit të punimeve për kompaninë “Bechtel and Enka”, krejt kjo pas takimit të tij me të akuzuarin Lekaj dhe dëshmitarin Ramë Qupeva.

Gjithashtu, Themelorja ka gjetur se edhe përkundër ekzistimit të opinionit të “Hill International”, këtë opinion e ka shpërfillur pasi që ka pranuar të nënshkruar marrëvshjen për zgjatjen e afatit të punimeve.

Andaj, sipas gjykatës veprimi i Shatrit përmes nënshkrimit të marrëveshjes për zgjatjen e afatit të punimeve ka krijuar pasoja dhe atë në dëmtimin e buxhetit të Kosovës, duke u mundësuar pagesa shtesë prej 53 milionë eurosh për “Bechtel and Enka”.

Gjithashtu, Gjykata edhe në mbrojtjen e të akuzuarit Berisha ka gjetur se pretendimi i të Berishës se nuk e ka pranuar opionin e “Hill International” nuk qëndron pasi që nga dëshmitari Besnik Avdija është vërtetuar se çdo shkresë është përcjellë te i akuzuari Berisha.

Po ashtu, Gjykata ka gjetur se nuk qëndron pretendimi i të akuzuarit Berisha se nuk ka bërë presion te dëshmitari Avdi Kamerolli, pasi që ky i fundit në detaje ka sqaruar veprimin e kundërligjshëm të presionit për hartimin e opinionit ligjor.

Dhe në fund, nga mbrojtja e të akuzuarit Tahiri, Gjykata ka gjetur se njëjtë si Shatri edhe Tahiri e ka pranuar të nënshkruar marrëveshjen për zgjatjen e afatit të punimeve për “Bechtel and Enka” dhe se i njëjti me këtë veprim i është shmangur opinionit të “Hill International”.

Sipas aktakuzës së ngritur më 4 shkurt 2022 nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, Pal Lekaj, në cilësinë e ministrit të Ministrisë së Infrastrukturës (MI), Eset Berisha, këshilltar i lartë politik i tij, Nebih Shatri, si sekretar i Përgjithshëm në këtë ministri, në bashkëveprim dhe me dashje edhe me të pandehurin Besim Tahiri, drejtor i Prokurimit Publik në MI, akuzoheshin për keqpërdorim të detyrës zyrtare me rastin e ndarjes së 53 milionë eurove për konsorciumin “Bechtel &Enka”, për ndërtimin e autostradës Prishtinë – Hani i Elezit apo e njohur ndryshe si autostrada “Arbën Xhaferi”.

Etiketat: “53-milionëshi”Gjykata Themelore në PrishtinëPal Lekaj
ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Ndërpritet seanca e rigjykimit në rastin “53 milionëshi”

Ndërpritet seanca e rigjykimit në rastin “53 milionëshi”

10 muaj më parë
Pse deputeti Lekaj mendon të largohet nga Komisioni Hetimor për Rezervat?

Lekaj pas dështimit të seancës: Përgatituni për zgjedhje

11 muaj më parë
Kurti falënderon qytetarët për durimin, mirëkuptimin dhe mbështetjen

Prokuroria konfirmon: Kurti nuk është paraqitur në Prokurori

1 vit më parë
Rënia e çatisë së objektit të Komunës së Prishtinës, njëri i a*kuzuar d*ënohet me 3 vite b*urgim e 5 mijë euro gjobë, tjetri me 2 vite b*urgim

Rënia e çatisë së objektit të Komunës së Prishtinës, njëri i a*kuzuar d*ënohet me 3 vite b*urgim e 5 mijë euro gjobë, tjetri me 2 vite b*urgim

1 vit më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH