Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në takimin e mbajtur mbrëmë në Komunën e Lipjanit, është shprehur se në Lipjan ka rënë kushtrimi.
Tutja ai gjatë fjalimit, theksoi se LDK është ngritur në këmbë dhe se është e pandalshme, është fituese.
“Kushtrimi ka rënë në Lipjan. LDK është ngritur në këmbë tashmë. Dhe, siç e dini ju mirë, kur LDK ngrihet në këmbë, kur elektorati rugovist bëhet një, s’ka asgjë që na ndanë. Jemi të pandalshëm. Jemi fitues. Jemi kampion edhe ne sikurse ju”, ka thënë Abdixhiku.