Janë 56 të burgosur të cilët nga burgjet e Kosovës janë arratisur ose nuk janë kthyer pasi kanë shfrytëzuar të drejtën e fundjavës jashtë.
Në këtë listë ka persona të arratisur qysh nga viti 2007 e deri këtë vit dy të fundit që bënë bujë në vend – Faton Hajrizi dhe Ujkan Metaj.
Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues i Kosovës (ShKK), Ismail Dibrani, ka thënë se Hajrizi dhe Metaj e kanë pasur të drejtën e shfrytëzimit të fundjavës në shtëpi kur janë larguar.
“I dënuari Faton Hajrizi ka qenë i dënuar me dënim unik prej 25 viteve. Ai ka përfunduar 1/2 e dënimit në vitin 2019. I dënuari tjetër ka qenë i dënuar me 11 vite burgim. I njëjti në janar të vitit 2024 e ka shfrytëzua të drejtën për vikend. Ligji për ekzekutimin e sanksioneve penale na mundëson që në momentin kur i dënuari e përfundon gjysmën e dënimit, t’i mundësojmë vikendin në shtëpi. Kur një person e shfrytëzon vikendin, e ka më të lehtë largimin. E kemi filluar procedurën disiplinore ndaj disa zyrtarëve. Jemi në koordinim të ngushtë me institucionet e sigurisë për ta menaxhuar situatën”, tha Dibrani.