60 milion euro borxhe dhe 2300 punëtorë, Telekomi i Kosovës punëson edhe 40 punëtorë shtesë

60 milion euro borxhe dhe 2300 punëtorë, Telekomi i Kosovës punëson edhe 40 punëtorë shtesë

Telekomi i Kosovës, dikur kompania më profitabile në vend, aktualisht po përballet me krizë financiare dhe është afër falimentimit.  Disa javë më parë anëtarët e Bordit të Telekomit kishin njoftuar kabinetin qeveritar se borxhi i akumuluar i Telekomit të Kosovës ka arritur në 60 milionë euro. Madje në raportimet e tyre u tha se kompania ka një numër të madh të punëtorëve dhe shpenzime të mëdha të qirasë.

Nuk janë vetëm këto problemet që e sollën Telekomin në këtë gjendje, pasi që  Telekomit i duhet të mbyllë një borxh ndaj Z-mobile prej mbi 26 milionë euro, si dhe ka rreth 11 milionë euro borxhe ndaj furnitorëve.

Për të dalë sado pak nga kjo krizë, Qeveria e Kosovës ka paraparë uljen e pagave për punëtorët e kësaj kompanie dhe menaxhmentin. Pra rreth 2300 punëtorëve sa ka Telekomi u tha se do t’u uleshin pagat.

Ndonëse është në gjendje të tillë, buzë falimentimit, duket se Telekomit nuk po i krijon edhe shumë përshtypje kjo gjendje. Kjo pasi që burime të portalit Arbresh.info kanë thënë se Telekomi ka punësuar 40 punëtorë tani në këtë sezone me arsyen që është koha kur diaspora vije në Kosovë dhe kjo kompani ka nevojë për punëtorë shtesë, raporton Arbresh.info.

Në prag të falimentimit me 2300 punëtorë dhe ende duke punësuar punëtorë të tjerë, duket se Telekomi nuk e ka ndërmend të ndalet.

Arbresh.info ka pyetur Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, se përse i është miratuar një gjë e tillë kësaj kompanie kur është në prag të falimentimit.

Naim Zeqiri, zyrtar për komunikim me publikun në MZHE ka thënë  për portalin Arbresh.info se MZHE është në dijeni për punësimin e këtyre punëtorëve.

“MZHE, respektivisht NJPMNP është në dijeni se për periudhën për të cilën flisni janë punësuar persona me kontratë mbi vepër (të përkohshme) dhe kjo nga ana e Telekomit të Kosovës është arsyetuar me rritjen e volumit të punës që lidhet me periudhën e verës për shkak të pranisë së diasporës në vend, kur edhe rritet fluksi i promovimit të shërbimeve”, ka thënë ai.

Ai ka theksuar MZHE nuk është pajtuar me këtë.

“Ne e kemi analizuar situatën dhe s’jemi pajtuar me këtë trend. Gjithashtu jemi duke shikuar nga aspekti ligjor nëse vendimi për rekrutimet në fjalë është i ligjshëm, duke pasur parasysh që personi që ka nënshkruar atë nuk ka pasur një vendim valid, rrjedhimisht nëse ka qenë inkopetent. Departamenti Ligjor është duke shqyrtuar këtë dhe çfarëdo veprimi që nuk është konform ligjit do të anulohet”, është shprerhur ai duke shtuar se nëse Telekomi ka vlerësuar se ka pasur nevojë për këta punëtorë, sipas tij kjo çështje hyn në domenin e menaxhmentit të kësaj NP-je dhe se MZHE nuk mund të ndërhyjë në aspektin operues./V.Berisha/Arbresh.info

You may also like

Imami nga Egjipti dëshiron të dhurojë stolitë e gruas për të mbështetur Turqinë

Një shtetas i Kuvajtit me origjinë egjiptiane ka