Rreth 600 njerëz janë vrarë kur Rusia e ka bombarduar një teatër në Mariupol në mars, thuhet sipas një analize të agjencisë së lajmeve Associated Press (AP).
Në kohën kur kishte ndodhur sulmi, fjala “fëmijë” ishte shkruar me germa gjigante në tokë jashtë ndërtesës, e cila përdorej për strehim.
Që nga fillimi i luftës ky thuhet se është sulmi i cili ka vrarë më së shumti njerëz, shkruan BBC.