Princi Philipe kishte lindur në Korfuz, si anëtar i familjes mbretërore Greke, prindërit e tij ishin Princi Andrew i Greqisë dhe Danimarkës dhe Princesha Alice e Battenberg. Gjyshi i tij nga babai ishte një mbret grek, trasnmeton Kosova Post.
Në moshën 18 vjeçare Philipe, iu bashkua Marinës Mbretërore Britanike, në Luftën e Dytë Botërore. Në Mars 1947, ai hoqi dorë nga titulli i princit grek dhe pranoi mbiemrin Mountbatten, sipas versionit miemër britanik të vajzërisë së nënës së tij Battenberg.
Njohja me Mbretëreshën Elizabeth daton që kur Princi Philip ishte 18 vjeç dhe Mbretëresha 13. Ata u takuan në dasmën e kushëririt të tij dhe Elizabeta II i qëndroi besnike princit të saj të bukur duke i shkruar letra atij gjatë ditëve të adoleshencës.
Çifti u fejua fshehurazi në 1946, sepse prindërit e saj kundërshtuan martesën, sepse ata menduan se ajo ishte shumë e re për t’u martuar në moshën 20 vjeç.
Unaza e fejesës ishte joshëse me një diamant të madh të rrethuar nga diamante më të vegjël përreth. Një vit më vonë, babai i Mbretëreshës Elizabeth u dha leje të martoheshin, dhe Filipi më pas hoqi dorë nga shtetësia dhe titulli grek, duke marrë mbiemrin Mountbaten.
Dy mijë njerëz morën pjesë në dasmën e Mbretëreshës Elizabeth dhe Princit Philip në Abacinë e Westminsterit më 20 nëntor 1947.
Kjo dasmë ishte ceremonia e parë mbretërore që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore.
Ata e kaluan muajin e mjaltit në Kempshire, dhe më pas në Bikil dhe Barmoral. Ata u bënë prindër në 1948, kur erdhi në jetë djali, Charles Philip Arthur George. Në më pak se pesë vjet, Elizabeta u shpall mbretëreshë.
Ata kaluan plot 74 vjet martesë dhe në një rast Philipe, tha që sekreti i martesës së tij të gjatë ishte toleranca. ‘Sepse gjithçka është e mirë për sa kohë që gjërat janë në rregull, por kur gjërat shkojnë keq, toleranca është e nevojshme’/Kosova Post.