75 për qind e shqiptarëve duan bashkimin Kosovë-Shqipëri, anulohet publikimi i studimit

Lexo Edhe:

Sipas një studimi i bërë së fundi, 75 për qind e shqiptarëve duket se janë pro idesë së bashkimit kombëtar Kosovë-Shqipëri, njofton KosovaPost.

Këtë e ka bërë të ditur, gazetari Sebastian Zonja, përmes një shkrimi në “Facebook”.

Ai ka bërë me dije se këtë javë në Tiranë ishte planifikuar të botohej një studim i thelluar, i kryer nga organizata të shoqërisë civile, por publikimi i këtij studimi është anuluar.

“75% e shqiptarëve pro Bashkimit Kombëtar. Anulohet publikimi i studimit.’ Këtë javë në Tiranë ishte planifikuar të botohej një studim i thelluar, ku kanë marrë pjesë shumë organizata të shoqërisë civile në Shqipëri e Kosovë, mbi bashkimin kombëtar. Publikimi i studimit, edhe pse çdo gjë ka qenë gati, është anuluar një natë para pa dhënë asnjë sqarim. Më poshtë kam vendosur një fotografi të njërës prej faqeve të studimit që nxjerr se në sondazhin e kryer 75% e shqiptarëve të Shqipërisë do kishin votuar në favor të bashkimit Shqipëri – Kosovë nëse do ishte mbajtur një referendum”, thotë gazetari.

Sipas tij, studimi trajton me sondazhe edhe shumë tema të tjera që dëshmojnë se shqiptarët janë kundër idesë së shkëmbimit të territoreve me Serbinë, dhe kundër mini-Schengenit, pasi kërkojnë integrim dhe bashkim kombëtar, dhe jo bashkim me Serbinë.

“Pse u anulua publikimi i këtij studimi? – Pse po mbahet i fshehtë dhe nuk po i tregohet publikut shqiptar?”, thotë më tej ai.

Ndërkaq, nuk është pritur pozitivisht as debati mbi mundësinë korrigjimit të kufijve nga 70 për qind e shqiptarëve të Kosovës dhe 52 për qind e shqiptarëve të Shqipërisë.

Vlen për t’u theksuar se shumica në të dy vendet mendon se marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë nuk janë sa duhet të zhvilluara, shumica kërkon po ashtu unifikim të librave shkollorë dhe heqjen e plotë të tarifave doganore.

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika