Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, kanë vdekur 8 persona si pasojë e COVID-19.
Sipas njoftimit, në 24 orët e fundit janë shënuar 444 raste pozitive nga testimi i 3210 të dyshuarve për koronavirus.
Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë shëruar 225 pacientë me COVID-19.