A do ju jep fund qeveria ‘kumarhanave’ në Kosovë, flet kryeministri Haradinaj (Dokument+Video)

A do ju jep fund qeveria ‘kumarhanave’ në Kosovë, flet kryeministri Haradinaj (Dokument+Video)

Qeveria e Kosovë së shpejti do të marr vendim për rritjen e tatimit ndaj biznese të lojërave të fatit dhe kjo është një masë e cila pa dyshim që do të ndikojë në reduktimin e numrit të këtij lloj biznesi që ka evoluar kohëve të fundit në Kosovë, por nuk pritet vendim për mbylljen e tërësishme të këtyre lojërave, raporton Kosova Post.

Në koncept dokumentin që sot u miratua nga qeveria e Kosovës i siguruar nga Kosova Post parashihet që me ligjin e ri parashihet ulja e informalitetit për 50 për qind deri në fund të vitit 2021 si dhe rritja e të hyrave tatimore nga lojërat e fatit për 50 për qind deri në vitin 2021.

Kosova Post ka pyetur kryeministrin e vendin Ramush Haradinaj se a parashihet në ketë koncept dokument edhe mbyllja e tërësishme e bizneseve të lojërave të fatit? Haradinaj me ketë rast nuk ka siguruar mbylljen e tyre duke thënë se gjithçka do vendoset ashtu siç do rregullohet me ligj, duke paralajmëruar masa të rrepëta por jo edhe mbylljen e tërësishme të tyre.

“Nuk kam ndonjë informatë se çka përmban koncept dokumenti për lojërat e fatit. Sikur në çdo treg tjetër në Kosovë për fat të keq shumë punë po bëhen për herë të parë, pra nuk kanë qenë të rregullime. Këto duhet rregullohen me ligj, ky projekt dokument nesër të kthehet në ligj. Ky ligj nesër duhet ta rregulloj ketë treg. Nuk e kam unë në dorë ketë vendim atë e thotë ligji. Shkon në parlament dhe do të vendoset në votë të parlamentit qysh të vendoset për këto lojërat e fatit, por nuk bënë të lihet kaos në treg, duhet rregulluar si ne çdo treg tjetër” ka thënë kryeministri i vendit Ramush Haradinaj.

A do ketë guximin qe qeveria e Kosovës të marr vendimin të mbyll biznesin e lojërave të fatit , kjo mbetët të shihet, pasi që siç dimë Shqipëria nga fillimi i vitit 2019 më nuk do lejoj veprimtarinë e tyre. /Kosova Post/