Angela Griep, zëdhënëse e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, në një përgjigje për RTKlive është shprehur se për një çështje të tillë do të vendosë Paneli përgjegjës.
‘’Korniza ligjore e Dhomave të Specializuara të Kosovës u mundëson personave të paraburgosur që t’u bëjnë kërkesa gjyqtarëve kompetentë për arsye detyruese humanitare. Gjyqtarët do të vendosin për kërkesa të tilla’’, thuhet në përgjigjen e Dhomave të Specializuara.
Më datë 13 mars Hashim Thaçi u lejua nga Haga të vijë në vizitë te i ati, pasi ju refuzua kërkesa për të katërtën herë.
Thaçi qëndroi tri orë në QKUK në të cilat ishte i rrethuar nga masa të rrepta sigurie nga policë të Speciales.