Këtë vit Muzeu i Njerëzimit në Paris nderon personalitete të fushave të ndryshme që kanë shënjuar historinë e Francës. Nën titullin “Portrete të Francës”, ekspozita nxjerr në pah jetën e 58 grave dhe burrave, duke filluar nga një aviator i lindur në Vietnam deri tek këngëtarja dhe figura e rezistencës Josephine Baker.
“Pavarësisht nëse kanë luftuar për Francën, kanë kënduar në Francë, apo kanë mësuar frëngjisht, të jesh artistë si Picasso, i cili, ju kujtoj, nuk kishte kurrë kombësi franceze – Franca ishte vendi i tyre i zgjedhjes, vendi i tyre i dëshirës,” shprehet Pascal Blanchard, historian dhe bashkëkurator i ekspozitës.
“Historia nuk është e skalitur në gur, ne vazhdojmë ta shkruajmë atë sipas kërkesave shoqërore dhe sipas asaj që zbulojmë në secilën prej epokave. Shikoni vendin që ka zënë Josephine Baker vitet e fundit në rrëfimin e përbashkët. Pesëmbëdhjetë apo njëzet vjet më parë, askush nuk po fliste për të” shtoi ai.
Vizitorët ndodhen përballë historisë që nuk njohin.
“Franca është një vend i madh imigrimi, por francezët nuk e dinë, ndërsa në Shtetet e Bashkuara është e qartë. Pra, duhet bërë një punë pedagogjike, për të transmetuar këto histori.”
Muzeu që u krijua me synimin për të rrëfyer historinë e njerëzimit, prezanton rrugëtimin e tij në etapa të veçanta, dhe ofron një vështrim mbi evoluimin social dhe kulturore nëpër shekuj.