Nuk është hera e parë që, Dr. Mustafë Bajrami shkruan për problemin e qenve endacakë. Ai edhe më parë ka ngritë këtë shqetësim të papërballueshëm dhe ka përmendur se fëmijët e tij dy herë kanë qenë viktima të sulmeve nga qentë endacakë, përcjell Kosova Post.
Duke shprehur indinjatën e tij të thellë ndaj kësaj tragjedie, siç e quan ai, Mustafë Bajrami ka parashtruar disa pyetje tejet indikativë:
“Si është e mundur që shteti i Kosovës me të gjitha institucionet që i ka, të mposhtet nga qentë endacakë”- ka pyetur ai.
Për më tepër, Bajrami- pyet: ‘ Për çka ekziston shteti dhe për çka janë komunat e këtij vendi?!
Çka mund të jetë më primare për to se sa sigurimi i jetës së qytetarëve?!”.
Më poshtë gjeni shkrimin e tij të plotë në llogarinë e tij në Facebook:
Assesi ta kuptojë si është e mundur qentë ta mundin shtetin e Kosovës?! Si është e mundur që të gjitha qeveritë deri më sot si dhe Komuna e Prishtinës të mposhten nga qentë endacakë? Çfarë fuqie është në anën e qenve që janë bërë rreziku numër 1 në Kosovë, e Kosova të mos mundet ta zgjidhë problemin e këtyre qenve?!
A ka dikush që mund ta shpjegojë këtë tragjedi?! Këtë gjendje të pabesueshme.
Si është e mundur që një shtet i tërë me të gjithë institucionet që i ka, me polici e ushtri të dështojë para uraganit të qenve endacakë!? Kush ka mujt me besue se ka me ardhur një ditë në Kosovë të mos guxosh të shetitësh lirshëm nga qentë e të mos guxosh t’i lësh fëmijët të luajnë në rrugë e para shtëpive?! Për çka ekziston shteti dhe për çka janë komunat e këtij vendi?! Çka mund të jetë më primare për to se sa sigurimi i jetës së qytetarëve?!
Vërtet e pabesueshme. E pashpjegueshme…!