Kikirikët jo vetëm që janë të shijshëm, por gjithashtu kanë një mori përfitimesh shëndetësore. Nga ndihma në humbjen e peshës deri tek parandalimi i sëmundjeve të zemrës, kikirikët duhet të gjejnë një vend në dietën tuaj për shumë arsye, përcjellë Klankosova.tv.
Nëse i doni kikirikët, duhet të dini edhe disa fakte rreth tyre që kuzhinieri, Kunal Kapur, kohët e fundit i tregoi, e që i gjeni më poshtë
*Kikirikët janë të mirë për ju.
Ato janë një burim i madh i proteinave. Gjithashtu përmbajnë lëndë ushqyese të tjera të shëndetshme, minerale, antioksidantë dhe vitamina. Aminoacidet në proteinë janë të nevojshme për rritje dhe zhvillim.
*Egzistojnë gjashtë qytete amerikane me emrin kikirik.
Kikiriku i Sipërm dhe Kikiriku i Poshtëm në Pensilvani, Kikiriku i Perëndimit në Virxhinia dhe nga një qytet i quajtur Kikirik, në Kaliforni ashtu edhe në Tenesi, raporton Indianexpress, transmeton Klankosova.tv.
*Ka mbi 500 kikirikë në çdo kavanoz me gjalpë kikiriku.
Një kavanoz me gjalpë kikiriku duhet të përmbajë 90 përqind kikirikë. Kjo vlen për gjalpin e kikirikut tradicional dhe natyral. Përbërësit e tjerë në disa kavanoza mund të përfshijnë vaj, sheqer ose kripë.