Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, ka treguar se çfarë ka prezantuar në takimin me anëtarët e Këshillit të Evropës.
Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se i ka informuar ata për procesin e dialogut Kosovë-Serbi.
“Nga Firence, udhëtova për në Strasburg me ftesë të anëtarëve të Këshillit të Evropës. Në këtë qytet të bukur në kufirin franko-gjerman, pata privilegjin të informoj anëtarët e Këshillit të Evropës dhe shtetet anëtare të BE-së për gjendjen dhe dinamikën aktuale të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.
“Ndërsa isha në Strasburg, shfrytëzova gjithashtu mundësinë për të bashkëvepruar me një numër zyrtarësh të Këshillit të Evropës për dosjet tona përkatëse”, ka shkruar Lajçak.